spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
23:25
HomeKosovaMartens - Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës...

Martens – Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës e s’jam paditur kurrë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), Michael Martens, thotë se nuk është paditur kurrë edhe pse ka raportuar për “oligarkët rusë, kriminelët e luftës serbe, kontrabandistët e cigareve malazezë, rebelët kurdë, komandantët afganë të luftës…” etj., si përgjigje ndaj këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, i cili tha se po presidentja është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani për deklarimet e gazetarit…

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull përpjekjeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të qëndruar edhe një mandat në krye të shtetit.

- Advertisement -

Në këtë artikull, gazetari Michael Martens vë në pah se si Osmani po tenton të shfaqë afërsi me presidentin Trump dhe familjen e tij për të përmbushur këtë qëllim.

Krahas këtij raportimi, Këshilltari i presidentes së Kosovës, Rinor Nuhiu, ka thënë se shefja e shtetit, Vjosa Osmani, është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani për deklarimet e gazetarit gjerman të FAZ, Michael Martens.

- Advertisement -

Nuhiu ka shkruar në “X” se “shpifjet, përgojimi, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme” të Martens bien nën përgjegjësinë civile dhe penale bazuar në ligjin gjerman.

“Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit”, ka shkruar ai.

Gazetari Michael Martens, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Osmanit, duke shkruar:

“Jeto dhe mëso. Jam në gazetari për 30 vjet, kam jetuar dhe punuar në vende të vështira si Rusia, Afganistani apo Turqia, duke shkruar për oligarkët rusë, kriminelët e luftës serbe, kontrabandistët e cigareve malazezë, rebelët kurdë, komandantët afganë të luftës pa u paditur kurrë. Por tani…”, ka shkruar Martens në rrjetin “X”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat