spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:26
HomeKosovaDrejtësiaMartin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Ai ishte përmendur kohë të gjatë si i dyshuar për shpërlarje parash dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë.

- Advertisement -

Disa pamje të Berishajt bashkë me avokatin Tomë Gashi i ka publikuar edhe Tëvë1. Ata shihen duke u larguar nga Prokuroria Speciale.

Mediat slloven kishin shkruar për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

- Advertisement -

Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat