Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një burrë 67-vjeçar ka kryer një akt të tmerrshëm brenda familjes. Ai vrau brutalisht vajzën e bashkëshortes së tij dhe më pas edhe burrin e saj, përpara se të merrte fëmijët e tyre nga shkolla dhe t’i çonte në McDonald’s – sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Derek Martin, një burrë 67-vjeçar, është shpallur fajtor për dy vrasje të rënda. Ai e sulmoi me brutalitet Chloe Bashford, 30 vjeçe, pas një debati për para, duke e goditur me çekan në kokë disa herë. Më pas shkoi në kuzhinë, mori një thikë dhe e goditi edhe tetë herë të tjera ndërsa ajo qëndronte në dysheme.
Pasi e kishte vrarë njerkën e tij, Martin priti që burri i saj, Josh Bashford, të kthehej nga puna për drekë. Ai e sulmoi duke e ndjekur në katin e sipërm, ku e goditi katër herë me thikë dhe e mbyti me rrip. Më pas, në një veprim që ka tronditur opinionin publik, ai u përpoq të pastronte skenën e krimit dhe shkoi qetësisht të merrte fëmijët nga shkolla – të cilët më pas i çoi në McDonald’s, pa asnjë shenjë shqetësimi.
Gjykata në Britani e shpalli fajtor Martin për vrasje të dyfishtë. Ai pranoi fajin, duke thënë se “thjesht e humbi kontrollin”. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe ngre sërish alarmin për shëndetin mendor dhe dhunën brenda familjes.



