spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:59
HomeKosovaMashtroi taksistët e kryeqytetit, arrestohet 22-vjeçari

Mashtroi taksistët e kryeqytetit, arrestohet 22-vjeçari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj).

Arrestimi i tij ndodhi pas disa muaj hetimesh dhe grumbullimit të ankesave, të ardhura nga taksistët që veprojnë në kryeqytet.

- Advertisement -

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari dyshohet të ketë marrë nga ankuesit (numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave për shërbime dhe blerje”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 22-vjeçari me inicialet D.M, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat