spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
10:47
HomeKosovaMbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës

Mbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-të burgosur, familjarë, të mbijetuar të masakrës së Dubravës e zyrtarë shtetërorë kanë marrë pjesë në takimin përkujtimor të masakrës, të enjten.

Më 19 maj shënohet përvjetori i Masakrës së Dubravës. Në këtë datë të 1999-s është kryer një prej masakrave më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb, ku brenda burgut ishin vrarë 160 shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.

- Advertisement -

Kjo masakër është kryer brenda pesë ditëve, nga 19 deri më 24 maj.

Nga aty kanë dalë edhe dëshmitarë që i kanë mbijetuar masakrës, e që pastaj kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar. Për këtë masakër s’është dënuar ende askush, por po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviq, gardian në atë kohë, që dyshohet për vrasje masive. Ai është i vetmi i akuzuar për këtë masakër.

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e quan një nga krimet më makabre që serbët kryen ndaj shqiptarëve. Ai kujtoi edhe masakrën në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan burra, gra, pleq e fëmijë, pa dallim.

“Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb, me një qëllim të vetëm, zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik… Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë, e vështirë dhe e mbushur me sakrifica. Shteti serb, edhe më tutje refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera, e ne vazhdojmë betejën për të vërtetën. Kosova nuk harron!” ka shkruar ai në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat