spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:52
HomeSportMbappe merr një super dhuratë të personalizuar, por s'mund ta përdorë!

Mbappe merr një super dhuratë të personalizuar, por s’mund ta përdorë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka pasuruar garazhin e tij me një BMW i7 plotësisht elektrike, një model luksoz me vlerë rreth 130 mijë euro.

Automjeti është pjesë e partneritetit mes BMW dhe Real Madridit, që u jep lojtarëve makina të personalizuara si simbol të mobilitetit të gjelbër.

- Advertisement -

Por, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen: Mbappé ende nuk ka patentë shoferi.

- Advertisement -

Për këtë arsye, edhe pse makina i është dorëzuar personalisht, ai do të vazhdojë të udhëtojë në sediljen e pasagjerit, ndërsa drejtimin e merr shoferi i tij personal.

Ky fakt ka risjellë në qendër të vëmendjes pasionin e kampionit francez për makinat luksoze.

Koleksioni i tij përfshin Ferrari 488 Pista, Ferrari SF90 Stradale, Mercedes V-Class, Range Rover, Volkswagen Tiguan, si edhe modelet elektrike Audi RS e-tron GT dhe Volkswagen ID.5, që i përdorte gjatë periudhës te PSG-ja.

Sipas mediave franceze, vendimi i Mbappé për të mos marrë patentë në moshë të re lidhet me dëshirën e tij për të ruajtur privatësinë dhe për të qëndruar larg syrit të publikut gjatë adoleshencës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat