spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:03
HomeKulturëShowBizMbështeti Gjestin, G-Bani merr kërcënime në rrjetet sociale

Mbështeti Gjestin, G-Bani merr kërcënime në rrjetet sociale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, reagoi mbrëmë menjëherë pas incidentit të paprecedentë të ndodhur gjatë spektaklit të reality show-t, ku Jozefin Marku goditi Gjestin.

Pasi këngëtari dënoi dhunën dhe shprehu solidaritet me finalistin e këtij edicioni të katërt të BBV, si dhe familjen e tij, duket se menjëherë pas këtij reagimi që ai bëri përmes një video të postuar në profilin e tij në “Instagram”, kanë nisur që t’a kërcënojnë.

- Advertisement -

Këtë e zbuloi vetë G-Bani përmes një tjetër postimi në “Instastory”:

“Kanë fillu kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin siç thonë. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj. Jetën e jap, hajde, jetën e jap! Po mendimin tim do të them gjithmonë, përherë. Kjo që ka bërë është e papranueshme, jam kundër nuk do ta bëja kurrë, distancohem nga ajo gjë 1000%, as nuk dua lidhje fare me një njeri që sillet ashtu. Ishte pabesi. E dyta, ju, fansat e mi, që thoni dhe ‘ti e ke godit, unë nuk e kam godit me gjithë forcën time, më ka prek më ka ofendu e kam shtyrë, por jo me gjithë forcën time… Nëse jeni mbështetësit e mi për atë fakt, nëse jeni fansat e mi veç për atë gjë që kam bëre me Gjestin ikni, se nuk jeni fansat e mi e as nuk dua t’u kem”, ka qenë porosia e tij drejtuar të gjithë atyre që e kërcënuan.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat