spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:52
HomeKosovaMbi 16 mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit servisimi i veturave...

Mbi 16 mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit servisimi i veturave të Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Kosovës mund të ketë qenë i bllokuar për muaj të tërë në aspektin politik, por jo edhe në shpenzime.

Edhe pse pa seanca, pa vendime e pa funksionalitet të plotë, mirëmbajtja e veturave zyrtare ka vazhduar me ritëm të rregullt dhe me fatura të majme.

- Advertisement -

Sipas të dhënave zyrtare financiare, vetëm nga shkurti deri në korrik të vitit 2025, Kuvendi ka shpenzuar 16 mijë e 80 euro për “mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve”.

Në listë figurojnë katër përfitues, ndër ta kompani të njohura që prej vitesh marrin kontrata për riparime të veturave institucionale.

- Advertisement -

Pjesën më të madhe të shumës e ka përfituar “Albert Leku BI”, me disa pagesa të përsëritura që variojnë nga 55 deri në gati 3 mijë euro, ndërsa kompania “LTG Kosova L.L.C.” ka arkëtuar mbi 4,800 euro. Një tjetër pagesë, prej 950 euro, i është bërë operatorit “Ardian Zakuti BI”, gjithashtu për riparime, raporton Front Online.

Në total, vetëm gjatë gjashtë muajve janë realizuar 14 pagesa të ndara, për të njëjtën kategori shpenzimi, mirëmbajtjen e automjeteve.

Ironikisht, kjo ndodh në një periudhë kur Kuvendi nuk ka miratuar ligje, nuk ka zhvilluar debat parlamentar e as mbikëqyrje efektive të ekzekutivit, por ka ruajtur ritmin e shpenzimeve sikur çdo gjë të ishte normale.

Në mungesë të funksionalitetit politik, duket se funksionaliteti financiar ka mbetur i pandalshëm.

Ndërsa qytetarët presin kthimin e normalitetit institucional, veturat e Kuvendit po mirëmbahen si për udhëtime të përditshme, një luksi i heshtur, që tregon se kur ndalet puna, shpenzimet në Kosovë vazhdojnë të ecin me motor të plotë. /FrontOnline

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat