spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
11:35
HomeSiguriaPoliciaMbi 2,200 gjoba trafiku brenda një dite në Kosovë

Mbi 2,200 gjoba trafiku brenda një dite në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet në vend.

Sipas raportit zyrtar, janë regjistruar 30 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 35 aksidente që kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

- Advertisement -

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,257 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, janë arrestuar 23 persona, ndërsa 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Një person është raportuar se po vuan dënimin.

- Advertisement -

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat