Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën 84 njerëz u vranë në qytetin verior të Beit Lahia të shtunën mbrëma dhe në orët e para të së dielës, derisa shumë të tjerë nuk dihen nëse kanë shpëtuar, pasi kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Numri i palestinezëve të vrarë në Gazën veriore që nga e premtja mbrëma, e çon në më shumë se 100.
Hamasi tha se Izraeli kishte në shënjestër ndërtesat e banimit në Beit Lahia, duke shtuar se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.
Ushtria izraelite tha se numri i të vdekurve të lëshuar nga autoritetet e Gazës ishte i ekzagjeruar sipas vlerësimit të saj fillestar, duke shtuar se kishte goditur një objektiv të Hamasit.
Por Tor Wennesland, koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, tha se skena të tmerrshme po shpalosen në Gazën veriore.
“Makthi në Gaza po intensifikohet. Unë dënoj sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve. Kjo luftë duhet të përfundojë, pengjet e mbajtura nga Hamasi duhet të lirohen, shpërngulja e palestinezëve duhet të pushojë” tha ai në një deklaratë.