spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:51
HomeEx-BRSSInvazioniMbi një milion ukrainas pa rrymë, ujë e ngrohje, shkaku i sulmeve...

Mbi një milion ukrainas pa rrymë, ujë e ngrohje, shkaku i sulmeve ruse me dronë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmeve ruse gjatë natës dhe ndërprerjeve në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

“Nuk ka absolutisht asnjë arsyetim ushtarak në sulme të tilla në sektorin e energjisë dhe infrastrukturën që i lënë njerëzit pa energji elektrike dhe ngrohje në dimër. Kjo është lufta e Rusisë konkretisht kundër popullit tonë, kundër jetës në Ukrainë – një përpjekje për ta shkatërruar Ukrainën. Kjo është arsyeja pse mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe të gjitha format e ndihmës për shtetin tonë duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë”, tha ai në një postim në X.

- Advertisement -

Zelenskyy shtoi se “diskutimet diplomatike nuk mund të jenë pretekst për ngadalësimin e furnizimit me sisteme dhe pajisje të mbrojtjes ajrore që ndihmojnë në mbrojtjen e jetëve”.

“Ne po punojmë me partnerët tanë për të siguruar një përgjigje adekuate.”

- Advertisement -

Ai theksoi gjithashtu se ekipet e riparimit po punojnë për rivendosjen e shërbimeve në të gjitha rajonet e prekura, me “të gjitha burimet, pajisjet dhe shërbimet e nevojshme … të vendosura për të adresuar situatën”.

Nga sulmet më shumë se një milion njerëz mbetën pa ujë dhe ngrohje në rajonin e Dnipropetrovskit të Ukrainës.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia sulmoi me 97 dronë gjatë natës, ku 70 prej tyre u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore, por 27 prej tyre goditën vende të ndryshme, pa dhënë detaje, raportoi AFP.

Nga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjesu ka thënë agjencive ruse të lajmeve, se sulmet e natës kishin në shënjestër objektet energjetike dhe infrastrukturën portuale të përdorur nga ushtria ukrainase.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat