Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dytë për këtë vit, ku janë shqyrtuar e miratuar disa vendime.
Mirëpo, nuk është diskutuar në lidhje me tarifat e energjisë.
ZRRE ka bërë të ditur se pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00.
“ZRRE do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor”.
Ndërkohë është po ZRRE që para rreth dy javësh ka njoftuar se propozimi i saj është për rritjen e çmimit të energjisë për 15%.



