Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë marrë vendim që të dërgojnë zyrtarë në Ukrainë për të vënë në zbatim planet pasi të arrihet një marrëveshje paqeje – dhe po diskutojnë një “forcë sigurie”.
Kjo vjen pasi Moska paralajmëroi se Britania e Madhe dhe Franca po rrezikojnë një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.
Macron njoftoi se një “forcë sigurie” në Ukrainë do të veprojë si një garanci sigurie dhe do të vendoset një ditë pas një marrëveshjeje paqeje.
Termi është i ndryshëm nga forca “paqeruajtëse” që është diskutuar deri tani.
Ai thotë se forca është në një fazë planifikimi, por se nuk do të ishte një zëvendësim për trupat paqeruajtëse që mbajnë ndonjë armëpushim.
Udhëheqësi francez tha se disa shtete do të kontribuojnë në forcën – por se ajo nuk do të jetë në vijën e kontaktit, përkundrazi do të vendoset në “zona strategjike”.
Ai tha gjithashtu se jo çdo vend në koalicion, janë të gatshëm të përfshihen.
“Kjo forcë sigurie nuk duhet të zëvendësojë forcat paqeruajtëse në vijën e kontaktit ose ushtrinë e fortë dhe të fuqishme ukrainase”, tha ai, duke shtuar se do të kishte diskutime të mëtejshme.



