spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:26
HomeSiguriaUshtriaMbretëria e Bashkuar vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në "Defender 25"

Mbretëria e Bashkuar vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në “Defender 25”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra e atasheut të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në Ambasadën britanike në Prishtinë, ka përshëndetur organizimin e “Defender Europe”.

Përmes një postimi në platformën “X”, nga zyra deklarojnë se është kënaqësi të shohësh FSK-në duke bashkëpunuar me SHBA-në, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, për “Defender 25”.

- Advertisement -

“Është kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës duke punuar së bashku me SHBA-në, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Turqinë në Ex Defender 25, këtu në Kosovë.

Gjithashtu pamë përpjekjet që dy nga ish-studentët tanë fantastikë të Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst – si të Këmbësorisë ashtu edhe të Specialistëve – po bëjnë për zhvillimin e forcës”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat