spot_img
E enjte, 23 Tetor, 2025
00:32
HomeKosovaMbretëria e Bashkuar zgjat prezencën ushtarake në Kosovë deri në vitin 2028

Mbretëria e Bashkuar zgjat prezencën ushtarake në Kosovë deri në vitin 2028

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, është deklaruar për shtrimin e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës dhe vendimin për të zgjeruar mbështetjen e saj për KFOR-in të paktën deri në dhjetor 2028. KFOR-i e ka mirëpritur këtë kontribut.

Në komunikatë thuhet se ky angazhim i vazhdueshëm forcon përpjekjet e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të promovuar stabilitetin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

“Së bashku me 33 vende kontribuuese, KFOR mbetet i palëkundur në misionin e tij për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin, duke nxitur bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellë midis të gjithë partnerëve të përkushtuar për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat