spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:41
HomeSportMbretërit bëjnë përmbysjen e madhe

Mbretërit bëjnë përmbysjen e madhe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Real Madrid ka treguar edhe njëherë sonte se Champions League është synimi kryesor i tyre.

Skuadra spanjolle arriti të përmbyste në mënyrë spektakolare, Borussia Dortmundin me rezultatin 5-2.

- Advertisement -

Ekipi i Carlo Ancelotti ishte në disavantazh prej 0-2 në pjesën e parë.

Por në pjesën e dytë, gjërat ndryshuan në 360 gradë, pasi Reali shënoi 5 gola për të koleksionuar pikë të plota.

- Advertisement -

Fillimisht ishte Rudiger, i cili ngushtoi diferencën në 2-1 në minutën e 60’-të e vetëm 3 minuta më vonë, Vinicius Junior barazoi shifrat.

Në minutën e 83’-të u kompletua përmbysja e madhe falë golit të Lucas Vazquez, ndërsa për të vulosur përfundimisht fitoren e “Los Blancos” ishte sërish Vinicius Junior, i cili plotësoi tregolëshin personal në minutat 86′ e 93′.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat