spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
20:24
HomeSportMbrojtësi i kombëtares drejt ekipeve të mëdha italiane

Mbrojtësi i kombëtares drejt ekipeve të mëdha italiane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë.

Mbrojtësi i kombëtares po shkëlqen me paraqitjet e tij tek Empoli dhe diçka e tillë ka zgjuar interesin e shumë skuadrave, mes tyre edhe Napoli.

- Advertisement -

Agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi, ka folur së fundmi në lidhje me këtë çështje.

“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata. Ismajli u kërkua nga Bolonja kur trajner kishte Tiago Motën. Kam dyshime që do e synojë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rossi e cilësoi si jo gati për atë nivel”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat