spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:22
HomeSportMbrojtësi i kombëtares i bashkohet ekipit të Vedat Muriqit

Mbrojtësi i kombëtares i bashkohet ekipit të Vedat Muriqit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Marash Kumbulla është zyrtarisht lojtari më i ri i Mallorca-s.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare rikthehet në La Liga, me synimin për të shkëlqyer sërish, ashtu siç bëri sezonin e kaluar.

- Advertisement -

Roma dhe Mallorca kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kumbullës deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje për një shumë prej tetë milionë eurosh.

Te skuadra spanjolle, 25-vjeçari shqiptar do të gjejë një tjetër bashkëkombës, sulmuesin Vedat Muriqi, i cili e nisi sezonin me një karton të kuq ndaj Barcelonës.

- Advertisement -

Kjo është aventura e dytë e Kumbullës jashtë Italisë, pas eksperiencës së mëparshme me Espanyol.

Më parë, ai ka qenë pjesë edhe e Hellas Verona-s në Serie A.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat