Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votimi vazhdon vetëm aty ku ka ende qytetarë brenda qendrave të votimit.
Ndërkaq, deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 766,663 qytetarë, që përfaqëson 38.35% të trupit votues.
Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.



