spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:02
HomeKosovaDrejtësiaMbyllet seanca për Banjskën, shkak ndjeshmëria e deklaratës së dëshmitarit

Mbyllet seanca për Banjskën, shkak ndjeshmëria e deklaratës së dëshmitarit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në seancën gjyqësore të tre të akuzuarve në rastin Banjska Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, prokurori kërkoi që kjo seancë të vazhdojë e mbyllur.

Sipas prokurorit, arsye për këtë janë deklaratat e ndjeshme nga dëshmitari Veljo Iliq.

- Advertisement -

Rasti “Banjska” i ka 45 të akuzuar, por procesi është i veçuar vetëm për Blagoje Spasojeviqin, Vladimir Toliqin dhe Dushan Maksimoviqin, pasi të akuzuarit e tjerë gjenden në arrati.

Prokuroria Speciale më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

- Advertisement -

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, e është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe 40 të akuzuar të tjerë ka fletarrestim ndërkombëtar, pasi janë në arrati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat