Një javë para protestës për TikTok, Berisha ka nxitur nxehjen. Si ish-pedagog, ai ka bërë një thirrje ndaj fëmijëve dhe studentëve: “Nisni grevat, bojkotoni që të hënën mësimin, ose të paktën 1 orë mësimi. U bëj thirrje edhe prindërve, mos i çoni në shkolla.”
Një paralajmërim ka pasur edhe për mësuesit dhe pedagogët, të cilët do të marrin mungesat e nxënësve. I kërcënoi ata që, nëse zbatojnë ligjin, do të përballen me masa ligjore.
“Mos guxoni të merrni masa. Do përballeni me pasoja ligjore.”
Por menjëherë pas kësaj, Berishës iu desh të përballej me pasojat e moshës. Kreu i PD harroi se të shtunën shkollat janë pushim, dhe automatikisht e hëna do të jetë pushim, si ditë plotësuese për 8 marsin.
“Mosssss, na prishi punë, atëherë po ua lënë të martën.”
Berisha më në fund theu akullin për Kujtim Gjuzin. Por, ndërsa tentoi të kundërshtonte talljet e Edi Ramës me aleatin e tij madhështor, u duk sikur u tall edhe ai me kryekonservatorin e tij demokrat.
“Jo, po them, se Edi Rama po ia përdor emrin, Gjuzi, Gjuzi, se kanë bashkëpunuar, prisnin xhaketa, seç bënin, punë të zeza, nuk e di, pra ata kanë një histori të vjetër, të largët, por Gjuzi është shumë më dinjitoz si kryeministër se ai.”
Në fund, doktori preu shpresat e Belind Kellicit se atij do t’i hiqet non grata para zgjedhjeve.
“Nuk kam asnjë plan të udhëtoj drejt SHBA para 11 majit.” /abcnews