spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
14:33
HomeKosovaMë 5 mars mbahet seanca solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë...

Më 5 mars mbahet seanca solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së kryesisë tha se në mbledhje u dakorduan që ta mbajmë seancën solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Së pari u dakorduam që ta mbajmë seancën solemne me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra kjo seancë do të mbahet me datën 5, në orën 10:00, dhe përveç krerëve të shtetit do të flasin edhe përfaqësues nga grupet parlamentare. Diskutuam edhe për propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndonëse anëtarët e Kryesisë kërkuan më shumë informacione që të plotësojnë dosjen e deritanishme, prandaj këtë çështje do ta trajtojmë në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit”, tha ajo.

- Advertisement -

Ajo tha se diskutuan edhe për Projektligjin për Parandalimin e Dhunës në Familje.

“Trajtuam edhe disa kërkesa që ndërlidhen për Projektligjin për Parandalimin e Dhunës në Familje, që është një nismë qytetare. U dakorduam që t’i takojmë nismëtarët që të flasim për këtë çështje dhe për qëllimin e kësaj nisme. Gjithashtu edhe disa kërkesa të natyrës administrative i trajtuam si Kryesi e Kuvendit”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat