spot_img
E shtunë, 9 Maj, 2026
12:15
HomeKosovaMe aktivitete festive në Prishtinë, Kosova shënon Ditën e Evropës

Me aktivitete festive në Prishtinë, Kosova shënon Ditën e Evropës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, më 9 maj, në Kosovë po shënohet Dita e Evropës me aktivitete kulturore, artistike dhe edukative të organizuara në Prishtinë nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Kjo datë që simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane. Kjo ditë përkujton Deklaratën e Schumanit të vitit 1950, e cila konsiderohet si themeli i Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Edhe në Kosovë, Dita e Evropës po shënohet me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Zyra e Bashkimit Evropian, të cilat po mbahen në Prishtinë.

Aktivitetet nisën në orën 12:00 me hapjen e ekspozitës “Me art festojmë Evropën”, në Europe House në Prishtinë.

- Advertisement -

Nga ora 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, qytetarët patën mundësi të ndjekin performancën e Orkestrës së Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus”, si dhe aktivitetet në Këndin e BE-së për fëmijë dhe panairin “Team Europe”.

Në ora 13:10 u mbajtën fjalët hyrëse, ndërsa më pas, në ora 13:30, u organizua koncerti i fëmijëve nga “Kori Okarina”.

Festimet do të kulmojnë në mbrëmje, në ora 20:00, me koncertin për Ditën e Evropës, ku do të performojnë këngëtaret Edona Reshitaj, Jehona Sopi dhe Vesa Luma, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Dita e Evropës shënohet çdo vit në Kosovë përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe edukative, duke promovuar vlerat evropiane dhe bashkëpunimin mes qytetarëve.

Kosova shënon Ditën e Evropës, aplikimi për BE ende pa shqyrtim zyrtar

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat