spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
23:10
HomeRajoniShqipëria“Me arrestimin e Metës u shkel Konventa Evropiane e të drejtave të...

“Me arrestimin e Metës u shkel Konventa Evropiane e të drejtave të Njeriut”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas mbështetjes që i dha Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit i cili përmes një raporti e ka cilësuar arrestimin e tij shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan se IFIMES ka evidentuar gjithashtu dobësitë sistemike në sjelljen e Policisë së Shtetit gjatë arrestimit të ish-Presidentit Meta.

- Advertisement -

Në përfundim IFIMES ka kërkuar vendosjen e monitorimit ndërkombëtar për arrestimin dhe burgosjen e Metës.

“Falenderoj #IFIMES për transparencën e thelluar dhe shumë objektive, që i bën këtij rasti kuptimplotë dhe që paraqet pa asnjë ekuivok degradimin total të shtetit të së drejtës dhe përdorimin e drejtësisë si zgjatim i Narkopushtetit për persekutimin dhe izolimin e kundërshtarëve politikë.

- Advertisement -

Këto janë dhe mbeten veçse përpjekje të dështuara të atyre që i bëjnë, por dhe që “i mbyllin sytë”.

Demokracia absolutisht do të fitojë sepse jemi të vendosur me çdo çmim për triumfin e saj”, përfundon mesazhi i Metës në Facebook.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat