spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
10:48
HomeKosovaMe fatura të fryra e me mot të ftohtë, në Prishtinë rikthehen...

Me fatura të fryra e me mot të ftohtë, në Prishtinë rikthehen reduktimet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një pjesë e Prishtinës së Re ka mbi një orë që është në terr, shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike.

Banorët e kësaj lagje janë ankuar pasi në këto temperatura të ulëta që po mbizotërojnë këto ditë dhe në mungesë të ngrohjes nga Termokosi, ndërprerja e rrymës vetëm sa ka sjellë telashe për ta.

- Advertisement -

Ata janë ankuar se KEDS nuk ka dhënë asnjë njoftim se në këtë lagje do ketë ndërprerje të energjisë.

Një fakt i tillë vërtetohet edhe në njoftimin e KEDS për ditën e sotme.

- Advertisement -

Aty të gjitha njoftimet e publikuara janë për periudhën e paradites, por jo për të pasdites.

Ndërkohë, KESCO u ka nisur qytetarëve një njoftim për kursim të energjisë.

“Të nderuar konsumatorë. Sezoni i ftohtë ka nisur dhe konsumi i energjisë po arrin pikun e tij. Ju lutem i të mbani konsumin tuaj mujor nën 800kwh. Duke kursyer përfitoni fatura më të ulëta dhe ndihmoni funksionimin e qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Ndërprerje të energjisë është raportuar të ketë pasur në kryeqytet edhe gjatë mesditës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat