spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
13:20
HomeKosovaMe ftesë të presidentes së Zvicrës, Osmani në vizitë shtetërore më 21-22...

Me ftesë të presidentes së Zvicrës, Osmani në vizitë shtetërore më 21-22 maj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Zvicër më datat 21 dhe 22 maj, me ftesë të presidentes së Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter.

Ky është një moment historik për Kosovën, pasi kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Republikës së Kosovës në shtetin zviceran.

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit atje, Presidentja Osmani do të mbajë takime me autoritetet më të larta të shtetit zviceran, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Zvicrës, duke paraqitur vizionin e Kosovës për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Po ashtu, është planifikuar një konferencë e përbashkët për media mes Presidentes Osmani dhe homologes së saj zvicerane, ku pritet të theksohen marrëdhëniet e forta dhe miqësore mes dy vendeve.

- Advertisement -

Në agjendë përfshihen edhe vizita në një ndërmarrje prodhuese si dhe në një qendër të Universitetit të njohur të Saint Gallen, si pjesë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe arsimore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat