Një video e publikuar në TikTok po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku ka shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta.
Aty shihet Rozana Radi, duke u futur në “Dhomën e Dëshirave” teksa përballë saj shfaqet një femër tjetër e më pas mbyllet dera.
Takimet me persona të tjerë janë të palejueshme në “BBV”, por mesa duket produksioni i vendos vetë rregullat për të “preferuarit”.
Përdoruesit e TikTok, kanë pasur teori të ndryshme për këtë takim, disa duke thënë se po takon një psikolog e të tjerë thonë se personi që po takon është Egli Tako.



