spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
18:15
HomeKosovaMe kërkesë të LVV-së, seanca për Presidentin caktohet në orën 19:00

Me kërkesë të LVV-së, seanca për Presidentin caktohet në orën 19:00

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00.

Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur me çështjen e Presidentit derisa po afrohen orët e fundit për të finalizuar këtë proces.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe parlamentare, ende nuk ka propozuar zyrtarisht një emër për këtë post, ndërsa zyrtarët e kësaj partie sot gjatë gjithë ditës i janë shmangur pyetjeve të gazetarëve.

Po ashtu, edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij s’ka një kandidat për President pa një marrëveshje paraprake.

- Advertisement -

Ndërkaq, bisedimet e kryeministrit Albin Kurti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje përfunduan pa një marrëveshje.

Nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues vendi shkon në zgjedhje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat