spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Më në fund, edhe VV e "merr guximin", dorëzon listat në KQZ!

Më në fund, edhe VV e “merr guximin”, dorëzon listat në KQZ!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Zgjedhjet 2025: Kryeministri i vendit dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë pozitë, Albin Kurti, ka reaguar pas dorëzimit të listës prej 110 kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Ai me një fotografi reagoi duke thënë se “e dorëzuam listën e fitores së madhe”, transmeton Klankosova.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë, ku bartës liste është Albin Kurti.

Numër dy në këtë listë është kryetari aktual i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

- Advertisement -

Ajo që bie në sy është mungesa e njërit prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, të cilin Kurti s’e ka përfshirë fare në listë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat