Koncerti recital i Gëzim Nikës solli në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, një atmosferë elektrizuese.
Skena dhe publiku u bënë një, kur i gjithë publiku u ngrit në këmbë duke kënduar e vallëzuar nën ritmin e këngëve të Gëzim Nikës. Një entuziazëm i tillë pritej, duke parë shitjen në kohë rekord të të gjitha biletave të koncertit.
Këngëtari i mirënjohur shoqërohej edhe nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe miqtë e ftuar prej tij: Aurela Gaçe, Eli Fara, Fatmira Breçani dhe Aranit Hoxha.
Koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve”, emocioni qindra artdashës të pranishëm në sallën ku u bashkuan tradita, pasioni dhe zërat më të dashur të këngës shqiptare. Gëzim Nika solli në skenë tingujt e maleve, meloditë e trashëgimisë sonë dhe energjinë e gjallë të folklorit shqiptar, me një dimension të fuqishëm artistik. /atsh



