spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:37
HomeSportMedia turke: 'Pirati' i Kosovës pritet të kthehet në Turqi

Media turke: ‘Pirati’ i Kosovës pritet të kthehet në Turqi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vedat Muriqi duket se do të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahçe i Murinjos.

Mediumi turk “Trhaber” ka njoftuar se Beshiktashi e ka në listën e dëshirave dhe bisedimet zyrtare kanë filluar.

- Advertisement -

Për t’u futur në trativa me Majorkën oferta e parë do të jetë rreth 5 milionë euro.

Muriqi ka edhe dy vjet të mbetura kontratë me klubin spanjoll.

- Advertisement -

Turqia është vend i njohur për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, pasi ai kishte luajtur në Fenerbahçe, që kartonin e tij e shiti për 21 milionë euro te Lacio.

Muriqi do të gjente ambient familjar nëse do të vinte tek Beshiktash.

Ernest Muçi dhe Milot Rashica janë po ashtu pjesë e klubit turk, që përgatitet për Europën.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat