Mediat serbe kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes për zbatimin e deklaratës për të pagjeturit.
Kreu i ekipit negociator serb, Petkoviq, ka thënë se është hequr pengesa e fundit.
“Tani është hequr edhe pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur. Ne kemi Deklaratën, Rregulloren dhe do të formojmë një komision. U ra dakord për një komision të përbashkët që do të ofrojë mbështetje për Grupin e Punës, i cili do të kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si më parë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne”, ka thënë Petkoviq për mediat pas takimit.



