Mediumi boshnjak “Sportsport”, ka thumbuar tifozët serb të ekipit të madh gjerman Borussia Dortmund.
Mediumi në fjalë ka shkruar për këngëtaret nga Kosova, Loredana Zefi, e cila është martuar me yllin e ekipit gjerman, Karim Adeyemi.
“Nëse ka një gjë që i bën të gjithë të ngrenë flokët përpjetë në Serbi, është kur një vend ose një person i famshëm e njeh Kosovën, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi. Falë diasporës së tyre, shqiptarët dhe kosovarët kanë bërë shumë në vitet e fundit për të promovuar Kosovën, këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora janë një shembull i vërtetë i kësaj. Megjithatë, në hijen e tyre, një tjetër yll muzikor po bën shumë për Kosovën. Është reperja Loredana Zefi, ajo që ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë. Loredana ka dy vjet që është në lidhje me Karim Adeyemi-n dhe ylli i ri i Borussia Dortmund nuk e ka problem që është shtatë vjet më i madh. Kosovarja mori mbiemrin e lojtarit dhe meqenëse ai ishte në një lidhje me të, ky futbollist ofensiv kritikohej shpesh nga publiku gjerman për shkak të formës së tij të dobët”, shkruan mediumi.
Adeyemi është ndër lojtarët më të shpejtë në botë, me shumë njerëz që besojnë se askush nuk e ka shpejtësinë e këtij 23-vjeçari.
“Borussia Dortmund ka një numër të madh tifozësh në Serbi, dhe është e dyshimtë nëse ata do ta shohin Adeyemi-n me të njëjtin sy pas kësaj lëvizje”, përfundon shkrimin Sportsport.