spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:31
HomeBotaAmerikaMelania i del kundër, ish-ndihmësja e Trump mbështet Harris

Melania i del kundër, ish-ndihmësja e Trump mbështet Harris

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat amerikanë kanë raportuar se Melania Trump ka mbrojtur të drejtën e abortit, duke shkruar se “kufizimi i së drejtës së një gruaje për të zgjedhur nëse do të ndërpresë një shtatzëni të padëshiruar është njësoj si t’i mohosh asaj kontrollin mbi trupin e saj”.

Një deklarim i tillë bie ndesh me qëndrimin e bashkëshortit të saj, kandidatit republikan Donald Trump, i cili është duke i mbështetur shtetet që të vendosin ligjet e abortit dhe të mbështesin përjashtimet nga ndalimi në rast përdhunimi, incesti ose rreziku për jetën e nënës.

- Advertisement -

Melani Trump thuhet se ka paraqitur pozicionin e saj në kujtimet e saj, të titulluar “Melania”.

Sipas The Guardian, e cila raporton se ka parë një kopje përpara publikimit të librit, planifikuar për javën e ardhshme, Melani shkruan se gratë duhet të jenë “të lira nga çdo ndërhyrje apo presion nga qeveria”.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu shkruan: “Pse dikush tjetër përveç vetë gruas duhet të ketë fuqinë për të përcaktuar se çfarë bën ajo me trupin e saj?”

Një goditje tjetër, Trumpit i ka ardhur nga ish-ndihmësja Cassidy Hutchinson.

Ish-punonjësja e Shtëpisë së Bardhë nën drejtimin e Trump, tha se ajo ka në plan të votojë për Kamala Harris dhe gjithashtu, demokratët që po konkurrojnë për Kongres.

“Unë e kam ditur për një kohë të gjatë që nuk do të votoja kurrë në jetën time për Donald Trump”, tha Hutchinson.

Ajo është e fundit në një varg ish-ndihmësish dhe punonjësish të Trump që mbështesin Kamala Harrisin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat