spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:07
HomeEx-BRSSInvazioniMelania Trump “prish” miqësinë Trump–Putin

Melania Trump “prish” miqësinë Trump–Putin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Melania Trump është vënë në qendër të vëmendjes nga ukrainasit dhe mediat ndërkombëtare pasi presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë të fundit, sugjeroi se bashkëshortja e tij ka luajtur rol kyç në ndryshimin e qëndrimit të tij ndaj Rusisë.

Në rrjetet sociale, Melania po përshëndetet si “Agent Melania”, ndërsa përdoruesit ukrainas ironizojnë, duke thënë se ishte pikërisht “First Lady” ajo që i dha Trump-it një perspektivë të re për luftën në Ukrainë dhe raportet me Kremlinin.

- Advertisement -

Kjo vjen pas deklaratave të fundit të presidentit Trump, i cili ka paralajmëruar një qëndrim më të ashpër kundër Moskës, duke u larguar nga retorika e mëhershme pro-ruse.

Nuk ka ende detaje të plota rreth ndikimit të Melanias, por mediat theksojnë se në prapaskenë, zonja e parë po luan një rol më të madh se sa është supozuar më parë në formësimin e politikës së jashtme të SHBA-së.

- Advertisement -

Në rrjet, përdoruesit publikojnë meme dhe komente që ngrenë pyetjen: “A ishte Melania truri i ndryshimit në Shtëpinë e Bardhë?”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat