spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:45
HomeKulturëShowBiz"Mendoja se po flisja me psikologen..", Rizarta akuzon produksionin se publikoi bisedën...

“Mendoja se po flisja me psikologen..”, Rizarta akuzon produksionin se publikoi bisedën pa autorizim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, u shfaq një video për banoren Rizarta Hoxha.

Por, një pjesë e një bisede që e kishte bërë në dhomën e rrëfimit, e acaroi banoren.

- Advertisement -

Ajo akuzoi produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrëfimit, duke shkaktuar shqetësim te publiku dhe tek vetë ajo.

Në klipin që u transmetua gjatë “Prime”-it, Rizartës iu shfaq një bisedë e saj që kishte zhvilluar në dhomën e rrëfimit, ku ajo shprehej se nuk i gjykon prindërit e saj, duke thënë se “aq kanë ditur dhe aq kanë bërë në rritjen e saj”.

- Advertisement -

“Kjo nuk ishte fare e drejte. Ajo biseda që po behej, nuk kisha dijeni që do jepej, që do transmetohej. Fakti që kam qenë skeptike që të vija këtu brenda është pikërisht sepse nuk doja që të transmetoheshin ato fjalë. Nuk është e drejtë, vërtet. Unë mendoja se po bëja një bisedë me psikologen”.

Ndërkohë, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, iu përgjigj menjëherë Rizartës, duke i sqaruar se ato fjalë nuk ishin pjesë e një diskutimi privat me psikologen, por një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dhe se produksioni ka të drejtën t’i transmetojë.

Pas këtij klipi, asaj iu bë befasi një mesazh zanor i babait të saj si, dhe një vizitë surprizë nga motra e saj, e cila i dha kurajo në këtë lojë.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat