Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.
- Advertisement -
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.



