spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeEkonomiMërgimtarët “shlirojnë” dorën, remitancat shkojnë në mbi 402 milionë euro në katër...

Mërgimtarët “shlirojnë” dorën, remitancat shkojnë në mbi 402 milionë euro në katër muajt e parë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banka Qendrore e Kosovës, para disa ditësh ka publikuar të dhënat nga Bilanci i Pagesave.

Sipas këtyre të dhënave, remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e vendit, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë muajve të parë të 2025-tës.

- Advertisement -

Deri në fund të marsit të këtij viti, vlera e përgjithshme e remitancave arriti në 291.27 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 3.65 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Remitancat për muajin prill 2025 kapën shumën 111.66 milionë euro, duke e çuar totalin e katërmujorit të parë në 402.93 milionë euro.

- Advertisement -

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat