spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
15:10
HomeKosovaMërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e ministrit Peci, thotë se ishte i...

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e ministrit Peci, thotë se ishte i dehur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I akuzuari për kanosje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, Blerim Avdiu, e ka pranuar fajësinë.

Në seancën që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori i Prokurorisë Themelore, Besart Mustafa i ka propozuar gjykatës që ta aprovojë pranimin e fajësisë dhe ta dënojë të akuzuarin në përputhje me ligjin.

- Advertisement -

Gjyqtarja e restit Valbonë Fejza e ka aprovuar pranimin e fajësisë.

Avokati i të pandehurit, Halim Shala, ka thënë se Avdiu nuk ka të kaluar kriminale.

- Advertisement -

“Është hera e parë që bie ndesh me ligjin dhe natyrshëm nuk i ka kuptuar pasojat e veprimeve të tij dhe nuk e ka kuptuar as pozitën e personit që ia ka drejtuar kanosjen”, është shprehur Shala.

Prokurori Mustafa ka theksuar se disa herë brenda fjalëve kanosëse i akuzuari i është drejtuar të dëmtuarit me fjalët se “do ta vrasë” kurse si rrethanë lehtësuese të merret për bazë pranimi i fajësisë.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 28 maj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat