HomeBotaEvropaTRONDITJE NË BERLIN: Merz pranon se CDU “nuk i ka më përgjigjet”...

TRONDITJE NË BERLIN: Merz pranon se CDU “nuk i ka më përgjigjet” pas debaklit historik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

TRONDITJE NË BERLIN: Merz pranon se CDU “nuk i ka më përgjigjet” pas debaklit historik


BERLIN — Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmeruar nje ndryshim te thelle te kursit politik dhe organizativ te CDU-se, pasi konservatoret pesuan nje nga goditjet me te renda elektorale ne historine e tyre pas Luftes se Dyte Boterore.

Ne zgjedhjet e se dieles ne Mecklenburg–Vorpommern, Alternativa per Gjermanine (AfD) doli bindshëm e para me 38.3 per qind, ndersa CDU mori vetem 4.9 per qind — nen pragun prej 5 per qind — duke mbetur per here te pare jashte parlamentit te ketij landi. Merz e pershkroi rezultatin si nje “katastrofe” dhe si nje goditje, pasojat e se ciles do te ndihen gjate.

- Advertisement -

Presioni ndaj kancelarit nuk vjen vetem nga rezultati ne Mecklenburg–Vorpommern. CDU humbi terren edhe ne Berlin, ku e majta Die Linke doli forca e pare me 25.3 per qind, ndersa konservatoret perfunduan me rreth 19 per qind.

Merz megjithate nuk dha sinjale se synon te largohet. Perkundrazi, ai paralajmeroi konsultime te thella brenda CDU-se per programin, strukturen dhe menyren se si partia komunikon me votuesit.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi me pergjigje te kenaqshme per shume pyetje”, deklaroi Merz, duke pranuar se CDU duhet te rishikoje pozicionimin e saj dhe menyren se si arrin tek shtresa te ndryshme te elektoratit.

Situata behet edhe me e ndjeshme pasi kryeministrat konservatore te landeve u takuan te dielen pas zgjedhjeve. Nje pjesemarres i tha Reuters se takimi nuk ishte organizuar si “rebelim” kunder kancelarit, por se kishte pajtim se Merz tash duhet te prodhoje rezultate me konkrete pas humbjeve te CDU-se.

Per momentin Merz mbetet ne krye te qeverise dhe te CDU-se. Por rezultati i 20 shtatorit ka hapur nje debat te ri brenda konservatoreve gjermane: a mjafton ndryshimi i kursit, apo CDU po hyn ne nje krize me te thelle lidershipi?

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat