Xheneta duket se po e përballon më rëndë largimin e Gjestit nga shtëpia.
Në mbrëmjen e kaluar ajo u shfaq e përlotur pasi Gjesti u paraqit nga studioja, duke ia konfirmuar asaj dashurinë, ani se disa minuta më parë tha se kishtë mbyllur historinë me të.
Gjatë ditës së sotme, në Big Brother është janë lëshuar disa nga këngët më të njohura të Gjestit.
Kjo bëri që Xheneta, të mos mund t’i mbajë emocionet dhe filloi të qante, duke u dukur e mërzitur dhe e trishtuar për largimin e tij.
Ndërkohë banorët kanë komentuar lotët e Xhenetës për daljen e Gjestit, pasi e njëjta u shfaq e mërzitur.
Pasi u lëshua kënga “Katile” e Gjestit, të cilën e kishte kërkuar edhe Xheneta, banorët e diskutuan gjendjen e saj emocionale.
“Filma turk”, u shpreh Xuxi, transmeton klankosova.tv.
Ndërsa Gresa tha se është normale të mërzitet.
“Gjynah, normal masi të shkon ja di vlerën”, tha ajo.



