spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
10:50
HomeKosovaMesazhet e Krishtlindjes: Paqe dhe përgjegjësi shoqërore

Mesazhet e Krishtlindjes: Paqe dhe përgjegjësi shoqërore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin.

Edhe në Kosovë, kjo ditë kremtohet me meshë solemne dhe tubime familjare, ku besimtarët shkëmbejnë urime për paqe, mirësi dhe harmoni.

- Advertisement -

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, u mbajt mesha qendrore e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Gjatë fjalës së tij, Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e kësaj feste si një moment reflektimi dhe falënderimi ndaj Zotit, duke u ndalur veçanërisht te nevoja për paqe, drejtësi dhe bashkim mes njerëzve.

- Advertisement -

Ai ngriti shqetësimin për gjendjen globale, duke theksuar se bota po përballet me kriza të thella morale, luftëra, padrejtësi dhe varfëri, të cilat po dëmtojnë rëndë shpresën e brezave të rinj.

Në mesazhin e tij, Dodë Gjergji bëri thirrje edhe për përgjegjësi qytetare dhe politike në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, forcim të institucioneve dhe përshpejtim të procesit të integrimit evropian, pa humbur vlerat themelore të shoqërisë.

Ai u shpreh se secili qytetar mban përgjegjësi për realitetin shoqëror dhe ftoi të gjithë që të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë, më të bashkuar dhe më paqësore.

Në Ditën e Krishtlindjes, të enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë.

Krishtlindja, si festa më e madhe e krishterimit, festohet çdo vit në natën ndërmjet 24 dhe 25 dhjetorit, duke sjellë mesazhin e shpresës dhe besimit për një të ardhme më të mirë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat