spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:09
HomeSportMesfushori i kombëtares larg kaltër e zinjëve, parqitet oferta e parë

Mesfushori i kombëtares larg kaltër e zinjëve, parqitet oferta e parë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, nuk shihet si titullar te Interi dhe tashmë hipoteza e largimit të tij në fund të sezonit për të luajtur rregullisht, shihet si një opsion mëse i mundshëm për të.

Një nga klubet që po sheh më me interesim Asllanin është Bologna, e cila kërkon përforcime në mesfushë duke menduar Serinë A, por edhe praninë e kuqebluve mëse të mundshme në garat evropiane.

- Advertisement -

Aktuaalisht, Bologna është ndër ekipet favoritë për të siguruar një vend në Champions League për të dytin edicion radhazi.

Asllani vlerësohet si një lojtar që mund të bëjë të dy fazat e lojës në mesfushë dhe mediat italiane raportojnë se klubi është gati të hyjë në bisedime me Interin për të.

- Advertisement -

Ai mund të përfshihet edhe si pjesë e paketës për të çuar Castro në radhët e zikaltërve gjatë verës. Por nëse Interi do të dëshirojë të mbajnë kartonin e Asllanit, te Bologna mendojnë se mund të bindin palët e përfshira me një huazim të thjeshtë njëvjeçar të lojtarit, për ta bërë më pas përfundimtar në verën e vitit 2026.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat