spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:59
HomeRajoniShqipëriaMeta lë qelinë sot për t’u paraqitur para SPAK-ut

Meta lë qelinë sot për t’u paraqitur para SPAK-ut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ditën e sotme, ish-Presidenti Ilir Meta, do të dalë për disa orë nga qelia ku po qëndron, për t’u dërguar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se Meta do të paraqitet në SPAK në orën 10:00.

- Advertisement -

Ilir Meta, do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.

- Advertisement -

SPAK e akuzon Ilir Metën, se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA, në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.

Ish-Presidenti reagoi në rrjetet sociale nga qelia për marrjen në pyetje ditën e martë, duke thënë se do të jetë ai që do t’i marrë në pyetje hetuesit.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Pa dyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, shkruhet në Facebook e Ilir Metës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat