spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:16
HomeKulturëShowBizMevlani i kundërpërgjigjet ish-partneres

Mevlani i kundërpërgjigjet ish-partneres

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Mevlan Shaba ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga reality show.

Ai deklaroi se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga ky format dhe ka pasur një reflektim mbi ndikimin e videove që qarkulluan gjatë pjesëmarrjes së tij, përfshirë atë të ish-partneres së tij, Livias.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë video, ai ka theksuar se mendon se ishte një veprim “i tepruar” dhe se qëllimi kryesor i saj ishte të tërhiqte vëmendje.

Megjithatë, ai ka sqaruar se pas kësaj ndodhie nuk ka pasur ndikim negativ në jetën e tij, duke e diskutuar këtë çështje edhe me partneren e tij aktuale, që sipas tij, e mbështet plotësisht.

- Advertisement -

“Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, ia arriti qëllimit”, tha Mevlani.

Në një pyetje për mesazhin që mund t’i drejtonte Livias, Mevlan është shprehur:

“Nuk kam asgjë për t’i thënë. Kam jetën time, kam familjen time”.

Ai ka pohuar se tashmë është i fokusuar te e ardhmja dhe po presin me padurim të bëhet baba, duke theksuar se kjo periudhë është e rëndësishme për të.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat