spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:50
HomeRajoniMaqedonia e VeriutMexhiti: Nuk do të zbatohen më fletarrestet e Serbisë ndaj ish-ushtarëve të...

Mexhiti: Nuk do të zbatohen më fletarrestet e Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se fletarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti ka paralajmëruar se së shpejti do të marrë vendim “për të aplikuar një zgjidhje sistemore, ligjore dhe të përhershme që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndalohen në kufijtë e Maqedonisë së Veriut”.

- Advertisement -

Ndërkohë, nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare thonë se Maqedonia e Veriut është shndërruar në vend të pasigurt për ish-ushtarët e UÇK-së.

Përmes një kumtese, ata kërkojnë që të lirohet banori 55-vjeçar i Ferizajit, Emin Bajrami, i cili është arrestuar në pikën kufitare “Bllacë” për shkak të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Beogradi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat