spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:40
HomeRajoniMaqedonia e VeriutMickoski: Do ta ndërtojmë autostradën për Bllacë, më shumë kosovar po vin...

Mickoski: Do ta ndërtojmë autostradën për Bllacë, më shumë kosovar po vin se që shtetasit tonë po shkojnë atje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se është në procedurë projekti i ri bashkë me dokumentacionin e tenderit për ndërtimin e pjesës ës dytë të autostradës Shkup-Bllacë.

Ai ka deklaruar se ndërtimi i kësaj autostrade është në interes të Maqedonisë së Veriut, pasi shumë më tepër shtetas të Kosovës hyjnë, sesa shtetas maqedonas shkojnë në Kosovë.

- Advertisement -

“Dhe tani ne çfarë bëjmë, po përpiqemi të bëjmë zgjidhje teknike që përfundimisht qytetarëve do t’u mundësojë këtë, sepse neve na konvenon si shtet, sepse tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në Maqedoni, sesa qytetarë të Maqedonisë që hyjnë në Kosovë, është në interes tonin që ta bëjmë këtë. Vlerësoj se nëse bëhet kjo rrugë, edhe më tepër, ndoshta 5 herë më tepër ata vijnë këtu, një pjesë janë transit, shkojnë te fqinji ynë jugor, por një pjesë mbeten këtu, harxhojnë para, etj. Në interes tonin është që sa më shpejt kjo të ndodhë”, tha mes tjerash Mickoski.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat