spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
13:49
HomeKosovaMiftaraj: LVV-ja, partia me më së shumti kandidatë për deputet të përfshirë...

Miftaraj: LVV-ja, partia me më së shumti kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se në bazë të gjetjeve të organizatës, Lëvizja Vetëvendosje është partia politike që ka kandiduar më së shumti persona të përfshirë në raste penale.

Miftaraj ka kujtuar fjalët e thëna nga LVV për Vettingun e luftën kundër korrupsionit, por sipas tij mënyra se si LVV vepron tregon se zyrtarët e kësaj partie duan të mos shkojnë vet në burg e të ruajnë pasurinë e tyre.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

IKD gjen se sipas subjekteve politike, numri më i lartë i kandidatëve që janë përfshirë në raste penale vjen nga LVV, që ka kandiduar gjithsej 13 persona, të cilët janë evidentuar se janë përfshirë në raste penale…

- Advertisement -

Këta të LVV që donin me ba Vetting, me luftu korruspionin, më çkap Prokurorinë, me konfisku pasurine e marr me korrupsion, zorin e paskan vet mos me shku ne burg e me ru pasurine e tyre te fituar me korrupsion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat