spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:56
HomeSportMilan ia paketon valixhet trajnerit portugez

Milan ia paketon valixhet trajnerit portugez

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Largimi i Conceicaos nga Milani mbetet çështje kohe.

Trajneri portugez mori dje humbjen e tretë radhazi në kampionat, teksa ishte Lacio që fitoi 1 me 2 në transfertën e “San Siro”.

- Advertisement -

Në Itali janë të sigurt për largimin e Conceicaos në një të ardhme jo të largët, ndërsa po shqyrtohen dy mundësi.

E para është për ta mbajtur portugezin deri në fundin e sezonit dhe për të menduar më pas pasuesin.

- Advertisement -

Mundësia e dytë sjell në krye një ish-lojtar legjendar për klubin e kuqezinjve. Bëhet fjalë për Mauro Tassottin.

65-vjeçari është aktualisht asistent teknik në Milan Futuro.

Tassotti e njeh mjaft mirë ambientin, pasi ka qëndruar në klub për plot 36 vite.

Nga lojtarë në vitin 1980 dhe deri në vitin 2016 ku mbajti rolin e skautit.

Nga shkurti i këtij viti është rikthyer sërish te Milani.

Tani është dhe kandidat për trajnerin e ekipit të parë.

Sigurisht që një rol që mund të mbahet dhe vetëm përkohësisht.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat