Në ndeshjen e prapambetur të ditës së nëntë të Serisë A, Milani u mund 2-1 me përmbysje nga Bologna në Dall’Ara.
Pas një pjese të parë mjaft të bllokuar, kuqezinjtë e thyen bllokimin në minutën e 43-të me një përpjekje personale të Leaos.
Në fillim të pjesës së dytë, Kastro (48’) barazoi në 1-1, ndërsa më pas, në minutat e fundit (82′) Ndoye kaloi Pavlovic dhe përmbysi rezultatin në 2-1.
Në fazat e fundit, lojtarët e Conceicaos provuan gjithçka, por nuk arritën ta kthenin ndeshjen në ekuilibër.
Me këtë fitore Bologna ngjitet në 44 pikë, duke u shkëputur dhe duke kaluar Milanin në vendin e shtatë.
Kuqezinjtë qëndruan në 41 pikë, të tetën dhe gjithnjë e më larg zonës së Champions League.



